Terms & Conditions

TË DREJTAT DHE KUSHTET

Kushtet e mëposhtme të shitjes do të aplikohen dhe do të përfshijnë çdo shitje të shërbimeve LATITUDE.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM – JU LUTEM LEXOJENI

PREZUMIMET E RISKUT PËR KONSUMATORIN – KËTO KUSHTE DO TË TË PREKIN/KANË LIDHJE ME JU/KANË NDIKIM TE JU!

 

Përjashtimet nga përgjegjësia 

  • UNITED CAPITAL VENTURES sh.p.k. (“Ofruesi”) i cili ofron të gjitha shërbimet e LATITUDE, një ofrues për shërbimet argëtuese, shet të gjitha biletat dhe produktet e shërbimeve dhe faciliteteve argëtuese për ju (“Konsumatorin”), por jo të limituara tek trampolina, mësimet e trampolinës, përdorimin e mureve, dyshekun me shkumë, jastëkët e ajrit, pajisjet për kacavjerrje, qira dhe mirëmbajtje, kushtet, planin urbanistik, ndërtimi, dizenjimet, mirëmbajtja dhe përdorimi i trampolinës, prania e personave dhe subjekteve përqark, mjediset përreth dhe çdo aktivitet tjetër për kohën e lirë (“Aktivitetet Argëtuese”) në mjediset e parkut LATITUDE do të zbatojnë kushtet e përcaktuara në këtë dokument.
  • Në blerjen e një bilete për përdorimin e shërbimeve të parkut LATITUDE, përfshihet vënia e një rripi për tu vendosur në dorë, e cila ofrohet nga LATITUDE, pranohet zbritje çmimi apo hyrje falas tek parku LATITUDE, ose përdorimin e çdo shërbimi të parkut LATITUDE, Konsumatori bie dakord që i ka kuptuar dhe është i detyruar të ndjekë këto Kushte, dhe nënkuptohet që këto Kushte janë pranuar nga Konsumatori.
  • Konsumatorit ka dijeni që Aktivitetet Argëtuese paraqesin rrezikshmëri dhe për pasojë mund të ndodhin lëndime personale ose ndonjëherë humbje jete, Konsumatori I parashikon dhe I pranon risqe të atilla gjithmonë të shkaktuara ose te lidhura me pjesëmarrjen e Konsumatorit në këto Aktivitete Argëtuese. Klienti pranon dhe merr përsipër të gjitha risqet, por kjo nuk do të thotë, që humbet të drejtën për të paditur Latitude për neglizhencë apo gabime.
  • Konsumatori ka dijeni që politikat dhe rregullat e Sigurisë së parkut LATITUDE janë të afishuara në faqen e LATITUDE në internet.

Politikat dhe rregullat e Sigurisë së parkut LATITUDE përfshijnë gjithashtu rregullat dhe paralajmërimet e afishuara në ambientet e parkut LATITUDE. Konsumatori pranon që t’i përmbahet politikave dhe rregullave të Sigurisë dhe që ka dijeni për riskun e mospajtueshmërisë me to. Ndjekja strikte e politikave dhe rregullave te Sigurisë është një kusht i domosdoshëm për hyrjen në ambientet e parkut LATITUDE.

  • PARALAJMËRIM PËR RREZIK: Përdorimi i trampolinave, mureve, pajisjeve kacavjerrëse ose të cdo pajisje tjetër të parkut LATITUDE përfshin risk të konsiderueshëm, që Konsumatori mund të pësojë ndonjë lëndimi duke përfshirë edhe mundësinë e lëndimeve personale ose humbjen e jetës. Të gjithe Konsumatoret, që angazhohen në të tilla Aktivitete Argëtimi marrin përsipër personalisht rrezikun. Pjesëmarrja e Konsumatorit në Aktivitetet Argëtuese është në thelb e rrezikshme. Dijenia e Konsumatorit, pranimi, dhe kuptimi i pjesëmarrjes së tij në Aktivitetet e Argëtimit, ose në çdo aktivitet tjetër të parkut LATITUDE përmban risk. Konsumatori bie dakord që merr përsipër çdo risk të tillë vullnetarisht. Konsumatori duhet të dijë  që prezumimi dhe paralajmërimi për risqet dhe paralajmërimet e mësipërme përbëjnë një “parajmërim për rrezikun” në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Ofruesi i aktiviteteve argëtuese apo shërbimeve argëtuese mund të këkojë të pranoni që garancitë e dhëna nga ligji bazuar në Kodin Civil Shqiptar do të aplikohen për Konsumatorin (ose ndaj çdo personi për të cilin ose në emër të të cilit ju po blini shërbimin ose aktivitetin).  Ju pranoni që do ta ushtroni të drejtën (ose të drejtat e çdo personi për të cilin ose në emër të të cilit ju po blini shërbimin) për të paditur Latitude në lidhje me shërbimet e argëtimit ose aktiviteteve të argëtimit që janë pranuar nga konsumatori në qoftë se shërbimi apo aktiviteti i argëtimit i siguruar nuk është në përputhje me garancitë e përcaktuara.
  • Konsumatori pranon që është përgjegjës që të përmbushë rregullat e sigurisë, masat e sigurimit të shëndetit dhe të jetës, dhe përgjegjësia e Latitude në lidhje me shërbimet apo aktivitetet e argëtimit për parashikimet e mëposhtme:
  • humbja e jetës;
  • lëndimet fizike apo mendore (përfshirë përkeqësimin, përshpejtimin apo përsëritjen e një lëndimi të tillë);
  • tërheqjet muskulore, agravimin apo përshpejtimin e ndonjë sëmundjeje;
  • shfaqjen, përkeqësimin, përshpejtimin apo përsëritjen të çdo gjëndje tjetër, rrethane, ngjarje, aktiviteti, mënyrë sjelljeje, ndryshimin e sjelljeve apo aftësisë për punë:
    • që është ose mund të jetë i dëmshëm ose i pafavorshëm për ju apo komunitetin;
    • që mund të sjellë dëmtin ose mungesë favorizimi për ju apo publikun, që mund të pësohet nga ju (ose nga një person për të cilin ose në emër të të cilit ju po blini shërbimin)

që rezulton nga përdorimi i aktiviteteve apo shërbimeve argëtuese duke përfshirë sigurimin dhe zbatimin e masave dhe rregullave paraprake me kujdes dhe aftësinë e duhur. Latitude do të jetë përgjegjës në rast të dëmtimeve të mëdha personale të pësuara nga një person që është shkaktuar nga sjellja e pakujdesshme ose neglizhente apo mosveprimet e Latitude.

  • Konsumatori pranon të paguajë kostot dhe autorizon Latitude për të marrë të gjitha hapat që i konsideron të arsyeshme, të nevojshme për të siguruar mbrojtjen e mirëqenies së tij/saj në rast të lëndimeve personale, duke përfshirë, por pa u kufizuar në administrimin e ndonjë trajtimi emergjent mjekësor dhe transportim me ambulancë.
  • Fëmijët duhet të jenë të paktën 18 vjeç, për të përdorur pajisjet në çdo vend të parkut Latitude dhe kur janë më pak se trembëdhjetë (13) vjeç të mbikëqyren nga një i rritur i cili është përgjegjshëm Kur jeni përgjegjës për fëmijët e tillë, ju pranoni të jeni të detyruar nga këto Kushte, në emër të tyre, dhe ju do t'i mbikëqyni fëmijët drejtpërdrejt në çdo kohë. Fëmijët midis moshës tetëmbëdhjetë (18) muaj dhe pesë (5) vjeç mund të përdorin vetëm zonën e fëmijëve në çdo vend të parkut Latitude dhe duhet të mbikëqyren nga një i rritur i përgjegjshëm.
  • Konsumatorët duhet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të mos kenë probleme shëndetësore. Për arsye sigurie, gratë shtatzëna, Konsumatorët me probleme shëndetësore të paregjistruara apo të paveshur me veshjen e duhur nuk lejohen në trampolinat, muret, dyshekun prej shkume, qesen e ajrit ose ndonjë pajisje tjetër. Nëse jeni të pasigurt, kërkoni këshilla mjekësore.
  • Kufiri i peshës për Klientët është 120 kg. Këshillohet nga Latitude që para se të angazhohen në ndonjë aktivitet argëtues, një Klient me probleme në peshë duhet të kërkojë miratimin nga mjeku i tij. Lartësia minimale e rekomanduar për katin e aktiviteteve është 110 cm ose më shumë dhe Klientët që janë më pak se 110 cm të gjatë ose nën moshën 5 vjeç janë të rekomanduar të përdorin vetëm zonën e fëmijëve. Pa kufizuar asnjë nga Kushtet, Klientët dhe mbikëqyrësit e fëmijëve pranojnë se qasja në Zonën e Fëmijëve ose në katin e aktivitetit jashtë këtyre rekomandimeve është në rrezikun e tyre.
  • Në çdo ambient të parkut Latitude konsumatorët pranojnë që të mbrojnë çdo produkt personal. Ndërkohë që konsumatorët janë ne ambientet e parkut Latitude ata shprehin me vullnetin e tyre që pranojnë të fotografohen apo të regjistrohen për qëllime sigurie të tyre, të fëmijëve të tyre ose te atyre për të cilët janë përgjegjës.
  • Pas hyrjes në ambientet e parkut Latitude, ju pranoni të mbroni dhe mbani të sigurta të gjitha sendet personale. Latitude nuk mban në asnjë mënyrë përgjegjësi për artikujt që mund të humbasin ose të vidhen në një ambient të Latitude.
  • Të gjitha biletat mbeten pronë e Latitude dhe nuk mund të rimbursohen, transferohen ose rishiten, përveç nëse shprehimisht parashikohet ndryshe nga Latitude. Ato janë të vlefshme vetëm për datën e treguar dhe konsiderohen të pavlefshme nëse janë të manipuluara.
  • Kërkohet një depozitë e cila siguron një pjesë apo evenimentin e rezervuar, dhe një pagesë e plotë përpara vizitës së parkut. Depozita apo pagesa e plotë nuk janë të rimbursueshme.
  • Konsumatori duhet të respektojë të gjitha sinjalet apo drejtimet që Latitude tregon pasi ky mund të pezullojë apo të ndalojë hyrjen e Konsumatorit në Aktivitetet Argëtuese në çdo ambient të Latitude nëse nuk bashkëpunohet në mënyrë absolute me këto Kushte, apo për sjellje të pamatura ose të shkujdesura, agresivitet dhe çdo sjellje tjetër që nuk është e përshtatshme për Latitude.
  • Konsumatori duhet të dijë që duhanpirja, konsumi i alkoolit (të ndryshme nga ato që ofron Latitude) ose çdo përdorim i drogërave të paligjshme apo stimuluesve në ambientet e Latitude janë absolutisht të ndaluara dhe pjesëmarrja e këtij konsumatori në Aktivitetet Argëtuese nuk do të lejohet të jetë anëtar i stafit pas ushtrimit të këtyrë aktiviteteve në mjediset e Latitude, apo për ata që janë nën influencën e alkoolit apo drogërave të paligjshme ose stimuluesve. Për të shmangur dyshimet, asnjë konsumator nuk do të përdor pajisjet e Latitude nën influencën e alkoolit, drogës apo stimulantëve të tjerë.
  • Nëse ju blini një biletë për përdorimin e trampolinës apo pajisjeve apo sendeve të tjera në ambientet e Latitude në emër të një personi tjetër, ju dhe personi tjetër bini dakord që blerja është bërë nga një agjent i autorizuar kështuqë ai/ajo do të jetë nën ndikimin e këtyre Kushteve.
  • Konsumatori duhet të dijë që çorapet mbrojtëse të Latitude duhet të vishen në çdo kohë kur përdoret trampolina apo aktivitetet e tjera të ambientit, dhe që këpucët e mbyllura duhet të vishen në çdo kohë tek zona e ngjitjes, në kursin e pengesave dhe në zonën e Rrjetave.
  • Konsumatori duhet të respektojë rregullat e gjatësisë prej 125cm që të përdorë trampolinën, kullën e qeseve te ajrit, trampolinën e qeseve të ajrit dhe Rrjetës.
  • Konsumatori duhet të dijë që ushqimet dhe pijet e marra jashtë ambienteve të Latitude nuk mund të konsumohen në këto ambiente.

 

www.latitudeair.al ("Latitude Website")

Duke përdorur faqen e internetit të Latitude, ju bini dakord që të respektoni këto Të drejta dhe Kushte të faqes së internetit.

  1. Faqja e internetit të Latitude është mundësuar nga UNITED CAPITAL VENTURES sh.p.k. (Latitude).
  2. Faqja e internetit Latitude mund të ofrojë lidhje me faqet e internetit të palëve të treta dhe produktet ose shërbimet e palëve të treta. Latitude nuk pranon të gjitha përgjegjësitë dhe detyrimet në asnjë mënyrë. Qasja juaj ose përdorimi i ndonjë faqeje të palëve të treta është në rrezikun tuaj.
  3. Faqja e internetit Latitude mund të shfaqë herë pas here reklama të palëve të treta. Reklamime të tilla nuk mund të përmbajnë link për faqet e internetit të palëve të treta. Latitude nuk miraton ose rekomandon mallrat ose shërbimet e reklamuesve të tillë ose faqet e tyre të internetit.
  4. Të drejtat e autorit të faqes së internetit Latitude janë në pronësi të Latitude ose të licensuarve të tij.
  5. Faqja e internetit Latitude mund të përmbajë markat tregtare ose logot e Latitude, kompani të tjera ose organizata dhe këto janë në pronësi të pronarit (ose pronarëve) të markave të tilla.
  6. Latitude mundet në çdo kohë të ndërpresë ose të kufizojë aksesin në faqen e internetit të Latitude ose në përmbajtjen e saj. Latitude mund të përfundojë ose të kufizojë qasjen tuaj në faqen e internetit të Latitude nëse shkelni këto kushte. Të gjitha mohimet dhe kufizimet e përgjegjësisë nga Latitude do të qëndrojnë deri në përfundim.
  7. Çmimet e produkteve të Latitude do të jenë çmimet e paraqitura në Faqen e Latitude në datën e porosisë suaj (përfshirë Tatimin e Mallrave dhe Shërbimeve ("GST") dhe çdo tarifë tjetër që duhet të bëhet me dije në mënyrë të detyrueshme.
  8. Të gjitha çmimet e paraqitura në faqen e internetit të Latitude janë cituar në Euro dhe Lek Shqiptar dhe duhet të paguhen në tërësi, me përjashtim të rasteve kur ofrohen zbritje të detajuara në faqen e internetit të Latitude.
  9. Nuk mund të anuloni një urdhër pasi të jetë dorëzuar dhe paguar, edhe nëse një email ende nuk është konfirmuar nga Latitude.
  10. Të gjitha blerjet online janë të rregulluara nga të Drejtat dhe Kushtet e përdorimit të ambientet të Latitude, kopjet e të cilave janë të disponueshme në internet dhe në ambientet e parkut.
  11. Ju pranoni se pavarësisht masave të arsyeshme paraprake të Latitude, produktet e Latitude mund të renditen në një çmim të pasaktë, me informacion të pasaktë ose që nuk janë të disponueshme për shkak të një gabimi, rrethanash të pashmangshme ose të një mbikëqyrjeje tjetër. Në këto rrethana, Latitude zotëron të drejtën të anulojë transaksionin, pavarësisht që porosia juaj është konfirmuar dhe karta juaj e kreditit është ngarkuar.
  12. Nëse një anulim ndodh në përputhje me klauzolën 11 të këtyre Kushteve dhe të Drejtave të faqes së interetit, pasi karta juaj e kreditit është ngarkuar për blerjen, Latitude do të lëshojë menjëherë një rimbursim në llogarinë tuaj të kartës bankare për shumën në fjalë.
  13. Detajet dhe kushtet e aplikueshme për blerjen e produkteve Latitude në faqen e internetit të Latitude mund të ndryshojnë nga koha në kohë. Latitude rezervon të drejtën për të bërë ndryshime në Detaje dhe në Kushtet e Internetit nëse është e nevojshme për të qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe për të ndryshuar detajet dhe kushtet e publikuara në faqen e internetit të Latitude, pa dhënë njoftim, me kusht që kjo të mos ndikojë materialisht në natyrën e produkteve Latitude të blera nga ju.
  14. Kur klikoni në kutinë e zgjedhjes "Unë pajtohem" kur blini artikujt nga Faqja e internetit Latitude, ju pranoni këto Kushte dhe të Drejta të Internetit dhe të përdorimit të ambienteve Latitude, dhe Latitude do ta trajtojë porosinë siç është konfirmuar. Ju jeni përgjegjës për të siguruar saktësinë e porosisë suaj. Latitude do t'ju ofrojë, në varësi të disponueshmërisë, produktet e Latitude të përcaktuara në porosinë tuaj. Latitude do të konfirmojë çdo porosi të bërë në internet nëpërmjet faqes së internetit të Latitude ose me email brenda dy (2) ditëve të punës.
  15. Kur blini nga faqja e Latitude, të dhënat tuaja financiare kalohen përmes një serveri të sigurt.
  16. Asnjë transmetim në internet nuk mund të garantohet plotësisht i sigurt. Përderisa Latitude përpiqet të mbrojë këtë informacion, ka adaptuar të gjitha masat mbrojtëse që sigurojnë informacionin, por nuk garanton dhe nuk mund të sigurojë çdo informacion që ju i transmetoni nga ndërhyrjet aksidentale, të paautorizuara ose të paligjshme. Në rast se do të vërehet një shkelje e sigurisë, Latitude do të marrë të gjitha masat për të bllokuar aksesin e paautorizuar dhe pa vonesë të përmirësojë situatën. Prandaj, çdo informacion që ju transmetoni në Latitude, duke përfshirë detajet e kartës suaj bankare, mbetet në përgjegjësinë tuaj. Latitude nuk do të ketë asnjë përgjegjësi ndaj jush për ndonjë humbje ose dëmtim financiar ose pasojë që lind në çfarëdo situatë që shkaktohet nga ju ose që lidhet me përdorimin tuaj të kësaj faqeje interneti, qoftë për shkak të neglizhencës, shkeljes së kontratës, statutit apo detyrimit ligjor nga ana juaj.
  17. Pasi Latitude merr veprimet tuaja lidhur me llogarinë bankare, do të marrë të gjitha hapat e arsyeshëm për të ruajtur sigurinë e një informacioni të tillë.
  18. Këto Kushte dhe të Drejta të Internetit do të rregullohen dhe interpretohen së pari në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë (gjykatat e të cilave do të kenë juridiksion ekskluziv). Nëse ndonjë prej këtyre Kushteve të Internetit duhet të përcaktohet si i pavlefshëm, ose i pazbatueshëm, këto kushte do të konsiderohen të fshira dhe kushtet e mbetura të internetit do të mbeten dhe vazhdojnë të jenë të vlefshme, të detyrueshme dhe të zbatueshme.